Sport

Paola Egonu nga fusha në skenë, do të jetë një nga prezantueset e Sanremos

Gazeta Si – Ylli i volejbollit italian kompleton kuadrin e prezantuesve në skenën e festivalit të njohur të këngës italiane. Në Sanremo 2023, përveç Kiara Ferranjit dhe Françeska Fanjanit do të jetë edhe Paola Egonu përkrah Amadeus dhe Xhani Morandit.

Pas Zllatan Ibrahimoviçit më parë në rolin e bashkëprezantuesit, tani është radha e volejbollistes. Lajmi për dy emrat që mungonin është dhënë sot nga vetë moderatori i Festivalit të Sanremos. Paola Egonu do të ngjitet në skenën e Ariston gjatë mbrëmjes së tretë, më 9 shkurt 2023.

Paola Egonu, volejbollistja e kombetares italiane. Gazeta Si, 15 janar 2023

Ylli i kombëtares italiane të volejbollit do të përjetojë eksperiencën e parë në skenën e Ariston, por kampionia është vënë në provë edhe më parë si prezantuese. Vitin e kaluar, te ‘Le Iene’, ajo ishte protagoniste e një monologu të ndjerë të fokusuar te vështirësitë për të menaxhuar presionin mediatik.

Në atë rast Paola Egonu i emocionoi telespektatorët. Amadeus ka bërë me dije se mbrëmjen që në skenë do të jetë Paola Egonu, në Ariston do të performojnë edhe ‘Black Eyed Peas’ si të ftuar ndërkombëtarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë