Papa Françesku ka reaguar ashpër në lidhje me abuzimin seksual në Kishën Katolike në Francë. Ai e ka konsideruar atë një moment turpi.
Papa u bëri thirrje peshkopëve dhe drejtuesve të kishës në Francë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin sërish dhe “në mënyrë që Kisha të bëhet përsëri një shtëpi e sigurt për të gjithë”.
“Ky është një numër i konsiderueshëm.Unë u shpreh pikëllimin dhe dhimbjen time viktimave për traumën që kanë pësuar. Kjo është turp për mua, turp i të gjithëve ne, turpi im”,tha Papa Françesku në Vatikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje