Bota

Operohet në Romë Papa Françesku, gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Françesku i është nënshtruar një operacioni në spitalin “Gemelli” në Romë të dielën në 4 korrik. Ishte një operacion i planifikuar për stenozën divertikulare simptomatike të zorrës së trashë. Operacioni u krye nga Profesor Sergio Alfieri, siç raportohet nga zyra e shtypit e Vatikanit.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni pak para mesnatës, ka thënë se mjekët kryen operacionin të dielën në mbrëmje dhe papati iu përgjigj mirë procedurës, e cila u krye nën anestezi të përgjithshme.

Ati i Shenjtë arriti në Poliklinikën Gemelli rreth orës 15:00 pasdite, i shoqëruar vetëm nga shoferi dhe një bashkëpunëtor i ngushtë. Një shtrim në spital “anonim”, aq sa askush nga pacientët nuk vuri re praninë e Bergolios. Konfidencialiteti i rreptë edhe midis stafit: vetëm mjekët e përfshirë drejtpërdrejt ishin në dijeni të ndërhyrjes.

Papa ka një sëmundje të zorrëve, e cila mund të shkaktojë dhimbje ose ethe, shpesh ndodh tek njerëzit e moshuar.

Papa Françesku u vendos në katin e dhjetë të strukturës, në të njëjtat ambiente ku Papa Gjon Pali II ishte shtruar gjithashtu në spital në të kaluarën. Gjatë Angelus të dielën në mëngjes, Papa Françesku njoftoi një vizitë baritore në Sllovaki nga 12 në 15 Shtator.

Më 12 shtator, gjatë udhëtimit të jashtëm, ai do të ndalet në Budapest, Hungari, për meshën e fundit të Kongresit të 52-të Ndërkombëtar Eukaristik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë