Papa do të lejojë për herë të parë gratë të votojnë në një takim global të peshkopëve në tetor, një lëvizje që është mirëpritur si historike.
Rregullat e reja të shpallura të mërkurën do t’u japin pesë murgeshave të drejtën e votës në sinod, i cili është një organ këshillues papal.
Në të kaluarën, gratë lejoheshin të merrnin pjesë në sinod vetëm si vëzhguese.
Gjithsesi burrat do të vazhdojnë të japin shumicën e votave.
Megjithatë, reformat shihen si një ndryshim i rëndësishëm për Kishën Katolike Romake, e cila ka qenë e dominuar nga burrat për shekuj.
Përveç kësaj, Papa vendosi të përfshijë atë që dokumenti i Vatikanit e quan “70 anëtarët jo-peshkopë që përfaqësojnë grupet e ndryshme të besimtarëve të popullit të Zotit”.
Papa do të zgjedhë 70 priftërinj, murgesha, dhjakë dhe laikë nga një listë prej 140 personash të rekomanduar nga konferencat kombëtare të peshkopëve. Vatikani kërkoi që 50 për qind e 70 klerikëve, të jenë gra.
Rregullat e reja ndoqën dy hapat e mëdhenj që Papa Françesku ndërmori vitin e kaluar për të vendosur gratë në pozita vendimmarrëse në Vatikan.
Në njërin hap, ai mori reformën domethënëse që do të lejonte çdo katolik të pagëzuar, përfshirë gratë, të kryesojë shumicën e departamenteve të Vatikanit, sipas një kushtetute të re për administratën qendrore të Selisë së Shenjtë.
Vitin e kaluar, ai emëroi gjithashtu tri gra në komitetin, i cili më herët ishte tërësisht me burra, që e këshillon atë për zgjedhjen e peshkopëve botërorë.
Në vitin 2021, Papa, për herë të parë emëroi një grua në pozicionin e dytë në autoritetet e Vatikanit, me motër Raffaella Petrini e cila u bë gruaja e rangut më të lartë në shtetin katolik.
Në të njëjtin vit, ai emëroi murgeshën italiane, Alessandra Smerilli, në pozicionin numër dy në Zyrën për zhvillim të Vatikanit, e cila merret me çështjet e drejtësisë dhe paqes.
Ai emëroi gjithashtu Nathalie Becquard, një anëtare franceze e motrave misionare Xaviere, si bashkë-nënsekretare të departamentit të Vatikanit që përgatitë sinodin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje