Ne rrjet

Para nga droga, anëtarët e bandës nuk dinin si t’i shpenzonin 5.8 mln euro! (Foto)

Policia e Londrës, kapi një shumë rekord prej rreth 5.8 milionë € në para cash, pas një mega-operacioni anti-drogë, që rezultoi me tre persona të arrestuar. Sipas shtypit britanik, një nga anëtarët e bandës, ka thënë para agjentëve: “Ne nuk dinim si t’i shpenzonim paratë…”.

Oficerët e policisë, të cilët ruanin një shtëpi në lagjen Fulham të Londrës, kishin parë një burrë, Ruslan Shamsutdinov, ndërsa po largohej nga shtëpia me çanta të rënda, të cilat i mbante me “vështirësi të konsiderueshme”. Ai u ndalua, pasi ngarkoi çantat në makinë me dhjetëra milionë euro brenda.

Në shtëpinë që përdorej në Fulham nga tre të arrestuarit si bazë, agjentët gjetën rreth 5.8 milionë euro, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit kryesor, kishte 48 mijë euro.

Sipas policisë paratë ishin fshehur në një dhomë, nën krevat, në dollap, në çorape dhe brenda rrobave. Sekuestrimi i një shume të madhe parash, raporton CNN, ndodhi më 5 qershor të vitit të kaluar, por vetëm tani lajmi është bërë publik nga autoritetet.

Shamsutdinov, 36 vjeç, u dënua me tre vjet e nëntë muaj burg, ndërsa dy të tjerët – 46-vjeçari Sergejs Auzins dhe 35-vjeçari Serwan Ahmadi – u dënuan përkatësisht me tre vjet e katër muaj dhe një vit e tetë muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë