Politike

Para ruse në PD? Berisha: S’ka asnjë provë, Rama i mbylli dosjen Bashës për larje parash, i shpëtoi 6 viteve burg

Sali Berisha dhe kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, Ledina Mandia publikuan rezultatet e auditit duke dalë në përfundimin se nuk ka prova që të vërtetojnë se ka hyrje-dalje  parash të paligjshme nga PD.

 “Duhet të merreshin dhe auditë të pavarur financiarë ligjor për të bërë vlerësimin e dokumentacionit të mbledhur. Në përfundim të vlerësim të dokumentacionit është vlerësuar se pasqyrat financiare paraqesin me vërtetësi ngjarjet ekonomike si më poshtë. Pagesat e rezultuara dhe të verifikuara nga ana e audituesve rezulton se është –paguar 25 mijë dollarë në favor në ‘Stoning Strategy’ në zbatim të kontratës. Është bërë pagesë 100 mijë dollarë. Nuk ka pasur asnjë lidhje formale me subjektin ‘Binata Trade. Nuk ekziston asnjë burim në lidhje me paratë ruse”, tha Mandija.

Ajo u shpreh se për të dhënë shpjegime për këtë cështje  është thirrur edhe ish kryetari i PD-së Lulzim Basha, dhe ish-financieri në PD  por asnjeri prej tyre nuk i është përgjigjur ftesës.

“Ne nuk kemi gjë të re, kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka.

Ky është konkluzioni i raportit tonë. Këtë e ka ditur prokuroria, e ka dosja e prokurorisë, por prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën.

Ka një zhvillim, zhvillimi është aktakuza e organeve amerikane të drejtësisë, në të cilën Edi Rama ka kontraktuar McGonigal për hetimin e lobistit Nick Muzin, në të cilën Edi Rama nëpërmjet këshilltarit të tij privat, Dorian Duçka ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi, për të dëshmuar para FBI-së lidhur me financimin rus të PD-së.

Çfarë kemi të bëjmë këtu? Këtu kemi të bëjmë me një vepër krimi shumë të rëndë të Edi Ramës, i cili konfirmoi edhe në daljen e tij në Opinion se dëshmitarët janë dërguar dhe se ata janë njerëz të PD-së.

Domethënë, Edi Rama, këshilltari i tij Duçka, kontraktuan McGonigal dhe e furnizuan atë, e paguan de facto, se paratë Agron Nezës ia ka dhënë Dorian Duçka.

A përbën kjo një detyrim hetimor për prokurorinë? E padiskutueshme. Edi Rama del se fsheh krimin. Ai automatikisht vendoset nën hetim. Dorian Duçka vendoset automatikisht nën hetim.

Duhet të tregohen se kush janë dëshmitarët dhe të dëshmojnë të vërtetën pranë prokurorisë.

Lulzim Basha duhet të ballafaqohet me të gjithë provat e reja që sjellin Duçka, dëshmitarët dhe Rama në kuadrin qoftë të larjes së parave, qoftë të financimit rus.

A hap SKAP-i partisë çështje për këtë çështje? Ai është organi më i kapur në Europë sot”, tha Berisha.

Po ku është konkretisht përgjegjësia e Bashës?

“Zoti Rama, ndonëse ka çuar dëshmitarë nga Tirana apo Europa, nuk mund të them, me këshilltarin e tij Duçka për të dëshmuar përpara hetuesve të FBI, në Shqipëri Lulzim Basha është hetuar për larje parash.

Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD.

Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin.

Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së.

Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash.

Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm. Engjëll Agaçi është marrë në mënyrë intensive me mbylljen e dosjes.

Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen.

Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama.

Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri.

Ky është konkluzioni i raportit tonë. Këtë e ka ditur prokuroria, e ka dosja e prokurorisë, por prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën” tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë