Ka ndodhur

Parakalime të gabuara dhe shpejtësi e lartë, arrestohen 11 shoferë në 24 orë

Policia ka arrestuar 11 drejtues mjetesh, nga këta, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërkohë që janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga këto 32 për shpejtësi tej normave të lejura dhe 11 për drejtimi mjeti në gjendje të dehur.

Sakaq janë marrë 1911 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kështu, ka rënë pranga: drejtuesi i automjetit A. J., i cili drejtonte mjetin “Audi”, në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/l alkool dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë;

-Në Divjakë është arrestuar në flagrancë shoferi A. S., i cili drejtonte mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l, dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë;

– Në Tiranë u arrestua në flagrancë A. L., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe gjatë tentativës për t’i shpëtuar shërbimeve të Policisë përplasi edhe një mjet, duke i shkaktuar dëme materiale;

-Gjithashtu, po në Tiranë është arrestuar I. M., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.79 mg/l dhe qarkullonte me shpejtësi në rrugët e qytetit.

Në të gjithë vendin janë vënë në pranga 11 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë