Gazeta Si – Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, tha se Irani ka kapacitetin teknik për të ndërtuar një bombë atomike.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve “Mehr”. Eslami tha gjithashtu se ndërveprimi konstruktiv ndërmjet Teheranit dhe IAEA, Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, është vendosur dhe nuk ka pasur asnjë ndërprerje në këto marrëdhënie.
Irani ka aftësinë teknike për të ndërtuar një bombë atomike, por një program i tillë nuk është në rendin e ditës, vuri në dukje Eslami, duke shtuar se këto akuza po ngrihen nga regjimi sionist për të mashtruar opinionin publik.
Irani do të ishte vendi i dhjetë i aftë për të marrë armë bërthamore dhe do t’i bashkohej Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë së Madhe, Francës, Indisë, Pakistanit, Izraelit dhe Koresë së Veriut.
Në vitin 2015, Irani nënshkroi një marrëveshje me gjashtë vendet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas së cilës u zotua të reduktonte rezervat e tij të uraniumit të pasuruar dhe të mos ndërtonte reaktorë të rinj bërthamorë.
E gjithë kjo për të parandaluar që Republika Islamike të pajiset me bomba atomike. Në këmbim, Teherani kishte përfituar nga tërheqja e një sërë sanksionesh ekonomike.
Donald Trump, megjithatë, e kishte anuluar këtë marrëveshje dhe rivendosi në mënyrë të njëanshme sanksionet.
Pas kësaj, Teherani nisi që gradualisht të shkelte marrëveshjen e vitit 2015. Bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes mes fuqive botërore dhe Iranit kanë ngecur që nga muaji prill.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje