Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të mërkurën ai do të drejtojë takimin e formulës Arria të Këshillit të Sigurimit me temë “Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës seksuale të shkaktuar nga konfliktet”.
Në këtë takim do të trajtohen edhe rasti dhunës seksuale në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.
Më pas, ministri do të marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Presidencës Braziliane të Këshillit të Sigurimit “Kontributi i angazhimeve rajonale, nënrajonale dhe dypalëshe në parandalimin dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve”.
Në këtë takim do të diskutohet për format se si Këshilli mund të mbështesë në mënyrë më efektive organizatat rajonale, nën-rajonale dhe përpjekjet dypalëshe për të parandaluar dhe ndërmjetësuar konfliktet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje