Futboll

Parashikimi i rrallë i tifozit të Liverpulit, vë bast 1 stërlinë dhe fiton 374000

Një bast i jashtëzakonshëm në Angli, një bast si në skedinat e vjetra, por këtë herë parashikimi është në lidhje me rezultatet e sakta. Një tifoz i Liverpulit ka vendosur vetëm 1 stërlinë dhe nuk u ka besuar syve, kur ka parë të fitonte 374 mijë stërlina.

Ai është një tifoz 50-vjeçar, që ka vënë bastin klasik, ku vendos një stërlinë dhe nuk luan vetëm 1-X-2, por edhe rezultatin e saktë të ndeshjeve të ndryshme. Në një moment, tifozi ka parë se shumë prej ndeshjeve ai i kishte gjetur në “kokë” dhe tensioni për të po rritej.

Ai ka nisur të kërkojë rezultatet e ndeshjeve të tjera dhe ëndrra filloi të realizohej pak e nga pak me fitoret e Interit dhe të Sportingut të Lisbonës, që e bënë të fitojë 374.000 stërlina me vetëm 1 stërlinë të investuar. Kompania e basteve ka kontrolluar bastin e tifozët të Liverpulit dhe ka konfirmuar gjithçka.

“Kur e kuptova se isha ende në lojë, fillova të shihja për rezultatet e ndeshjeve të tjera. Nuk ishte aspak e lehtë të ndiqja rezultatet në gjithë Europën”, – ka thënë tifozi i Liverpulit, të cilit ky bast i fituar mund t’i ndryshojë jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë