Mario Draghi do të jetë njeriu më i fuqishëm në Evropë në vitin 2022. Këtë e parashikon gazeta online “Politico Europe”, e cila në listën e zakonshme vjetore të 28 personaliteteve më me ndikim të kontinentit, vendosi kryeministrin italian në radhë të parë, duke nënvizuar vështirësitë e tij dhe “naivitetin gjeopolitik”.
Edhe pse ai e quajti presidentin turk Erdogan, një diktator, gazeta në gjuhën angleze, beson se Draghi mund ta kthejë Italinë në qendër të fshatit evropian, duke luajtur një rol kryesor si në Bruksel ashtu edhe në Romë.
“Duke mos u rreshtuar me asnjë parti, Draghi po qeveris Italinë si teknokrat, duke i dhënë autoritetin e tij një vendi që për një kohë të gjatë nuk arriti të ushtronte peshën e tij në arenën evropiane”, shkruan “Politico”, sipas së cilës, pas Brexit, Bashkimit Europian, i mungonte një lider i tretë i aftë për të balancuar Parisin dhe Berlinin.
Ai lider, shpjegon gazeta, mund të jetë vetë Draghi, i cili do të mbushte boshllëkun e lënë në zemër të çështjeve evropiane nga lamtumira e Angela Merkelit, veçanërisht nëse ai arrin të çimentojë aleancën me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe me kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz, “duke i dhënë jetë një treshe centriste që mund të ndryshojë në mënyrë drastike rrugën e Evropës”.
Megjithatë, pas shpëtoi euron, vë në dukje faqja me qendër në Bruksel, ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, është sërish nën presion: “Italia është marrësi më i madh i fondit të rimëkëmbjes dhe do të marrë 191.5 miliardë euro në ndryshim të një sërë reformash, që Brukseli shpreson se do ta bëjë ekonominë e vendit të rritet sërish, – shkruan “Politico”. – Suksesi i tij nuk është i garantuar, por nëse Draghi ia del aty ku kanë dështuar shumë kryeministra, ai do të mbahet mend si personi që më në fund gjeti recetën për ta nxjerrë vendin nga vështirësitë ekonomike 20-vjeçare. Në të njëjtën kohë, do të demonstronte efektivitetin e masave evropiane për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga koronavirusi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje