Bota

Parlamenti grek bie pre e një sulmi kibernetik. Fiket sistemi në Kuvend

Parlamenti grek ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Rreth 60 email-e të deputetëve dhe redaktorëve parlamentar janë sulmuar nga hakerat.

Mediat greke raportojnë se, sulmi ka ndodhur mesditën e djeshme në ueb-mailin e Kuvendit. Departamenti i IT zbuloi se ka pasur një tentativë për të fituar akses në llogaritë e postës elektronike të Parlamentit nga një IP e jashtme.

Sipas informacioneve, shërbimi kompetent i Kuvendit, për të parandaluar sulmin , ka “fikur” të gjitha sistemet elektronike, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve Kibernetike po hetojnë përmasat e sulmit. Të njëjtat burime raportojnë se hakerët kanë tentuar të hakojnë rreth 60 llogari të deputetëve dhe punonjësve.

Menjëherë është ndërprerë funksionimi i ueb-mail-it të përdoruesve për mbrojtjen e tyre dhe janë njoftuar autoritetet kompetente mbikëqyrëse. Departamenti i IT-së është në bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe të ngushtë me autoritetet kompetente për të vlerësuar incidentin.

Burimi:ekathimerini/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë