Politike

Parlamenti nuk i trembet koronavirusit, por deputetët anulojnë vizitën në QSUT

Pavarësisht masave të marra nga qeveria për koronavirusin, Parlamenti nuk do të mbyllet, por do të vijojë punimet. Kjo është vendosur në mbledhjen e grupit parlamentar të mazhorancë, për të vijuar normalisht punën. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mësohet se i ka kërkuar që të vijohet normalisht puna në komisione dhe në seanca. “Të zbatojmë pikë për pikë rekomandimet dhe urdhrat e specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk ka vend për panik, prandaj vazhdoni punën ne komisione dhe seance plenare”, mësohet të ketë deklaruar Balla në këtë mbledhje. Ndërsa grupi parlamentar socialist ka miratuar edhe rregulloren e brendshme të funksionimit.
Pas mbledhjes së zhvilluar paraditen e së hënës, janë mbledhur komisionet parlamentar të parashikuara sipas rendit të ditës. Deputetët e komisionit parlamentar të Shëndetësisë mësohet se kanë kërkuar që ministria të marrë sa më shpejt masat për parandalimin e koronavirusit.

Komisioni parlamentar i Shëndetësisë

Ndërsa kryetari i këtij komisioni, deputeti i opozitës Enver Roshi bëri të ditur se të hënën ishte parashikuar që të zhvillohej një vizitë punë në Qendrën Spitalore Universitare (QSUT), por për shkak të kësaj situate ajo shtyhet për një ditë tjetër. Ndërsa në rendin e ditës ky komision do të shqyrtonte nismën e paraqitur amendimin e ligjit “Për inspektimin sanitar”. Por në komisionin parlamentar të Sigurisë ka pasur debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës për faktin se masat duhet të ishin marrë më herët.

Mbledhja e komisoinit të Sigurisë. Foto arkiv

“Masat janë të nevojshme duhet të ishin marrë me kohë, fluturimet nga Italia duhet te ishin ndaluar me kohë dhe kontrollet duhet të ishin intensifikuar para keesaj situate. Qytetarët të ndjekin këshillat e mjekëve dhe të mos dëgjojnë politikanët dhe atë që propagandohet nga politika”, ka deklaruar deputeti i opozitës, Myslym Murrizi. Por deputetja e PS-së, Elona Gjebrea ka bërë të ditur se masat e marra nga ana e qeverisë për momentin janë të mjaftueshme dhe vlerësimet apo vendimet e mëtejshme nga qeveria do të merren në varësi të situatave që krijohen. Ndërsa socialisti Xhemal Qefalia i vlerësoi masat e propozuara nga qeveria deri më tani të propozuara nga kryeministri dhe ministria e Shëndetësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë