Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj ftoi qytetarët të dalin sot (e martë) në protestë në orën 18:00, tek inceneratori i Tiranës.
“Edhe pak orë na ndajnë nga protesta në vend ngjarje dhe në vend krim, tek inceneratori i Tiranës në orën 18:00 dhe me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shprehur sensibilizimin e tyre lidhur me këtë çështje, sidomos qytetarët e kryeqytetit që janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që cdo ditë gjeneron dhjetëra mijëra euro për persona në kërkim, nën mbrojtjen e vendosur të kokës së kësaj afere që është Edi Rama.
Dua t’i ftoj qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe njëkohësisht edhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji, për ti thënë mjaft kësaj historie që e ka katandisur vendin tonë, të jetë jo në rajon, por në botë ndër të parët në nivelin e korrupsionit, të kapjes së shtetit, të humbasë 26 shtete sa i takon transparencës dhe luftës së korrupsonit për ti dhënë njëherë e përgjithmonë fund indiferencës me këtë shkatërrim që po i ndodh jo vetëm shteti ligjor, por edhe ekonomisë familjare…”, tha Meta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje