Bota

Partia e Merkel fiton zgjedhjet, testi i parë për parlamentaret e shtatorit

Partia e kancelares Angela Merkel, CDU fitoi qartë zgjedhjet për parlamentin e landit të Saksoni-Anhalt, të fundit para zgjedhjeve për Bundestagun gjerman në muajin shtator.

Këto votime u ndoqën me interes të vecantë sepse tregojnë tendencën për zgjedhjet e mëvonshme parlamentare, dhe për momentin të paktën, e bëjnë unionin Kristian Demokrat të marrë frymë lirisht. Rezultatet paraprake tregojnë se në këtë land, CDU ka fituar 37,1% të votave dhe madje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2016 ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin (29,8%), duke mposhtur bindshëm AfD-në e ekstremit të djathtë.

Alternativa per Gjermaninë arriti vetëm 20,9% të votave, një rënie kjo krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, 24,3%.

Të Gjelbrit dolën me një rezultat më të dobët se pritshmëritë në sondazhe. Megjithatë, kandidatja e tyre për kancelare, Annalena Baerbock shprehet e bindur se situata në zgjedhjet e shtatorit do të jetë tërësisht tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë