Politike

Partia Socialiste triumfon në Kurbin me Majlinda Carën

Gazeta Si – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Kurbin. Kandidatja e mazhorancës Majlinda Cara do të jetë në krye të bashkisë së Kurbinit për 4 vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave nga KQZ, Cara ka siguruar 11381 vota ose 51.22% të votave, ndërsa rivali i saj politik kandidati i “Bashkë Fitojmë” Behar Haxhiu ka siguruar 10840 vota ose 48.78% të votave.

Për këtë bashki, në total janë  numëruar 74 kuti votimi.

Ndërkohë që po numërohen kutitë e fundit dhe në Krujë dhe Kukës, por të dy kandidatët socialistë Artur Bushi dhe Safet Gjici janë në avantazh të ndjeshëm dhe kanë shpallur fitoren që mbrëmjen e kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë