Politike

‘Partizani’, Balla depoziton prova të reja në SPAK: Hetimet kanë ecur mjaft mirë

Gazeta Si – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është paraqitur në SPAK, ku sipas tij ka vënë në dispozicion dokumente për privatizimin e klubit sportiv “Partizani” në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat Balla tha se shpreson që drejtësia e re do i shkojë deri në fund kësaj çështje, ndërsa thotë se ai personalisht nuk do të heqë dorë.

Balla bëri me dije se sot në SPAK ka depozituar dekumente të tjera.

“Nuk e di se në çfarë fazash janë hetimet. Ajo që di unë është se as nuk kam hequr dorë dhe as nuk kam për të hequr ndonjëherë dorë, 10 vite që nga hera e parë në 2012 kur e kam ngritur këtë çështje. Sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumentat. E vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje”.

Sipas tij, “në krye është ai që ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në atë kohë dhe familjarë të tjerë të tij të cilët nën ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, kanë përvetësuar një pronë. Aty ka plot elementë siç është falsifikimi, ushtimi i ndikimit të paligjshëm e të tjera si këto që ka plot kohë. Unë kuptova që punë ishte bërë” – pohoi Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë