Futboll

Partizani bën goditjen e madhe me Ergys Kaçen, afron një ekip të tërë ditën e fundit

Partizani ishte klubi më aktiv në ditën e fundit të merkartos, ku zyrtarizoi afrimin shumë futbollistëve, gati një ekip të tërë, por sigurisht që goditja e madhe ishte firma me Ergys Kaçen, mesfushorin që ka luajtur për vite me radhë edhe me Kombëtaren. Kaçe ka lënë Greqinë për të provuar edhe kampionatin shqiptar me fanellën e kuqe.

“Partizani me kënaqësi njofton në ditën e fundit të merkatos arritjen e marrëveshjes me Ergys Kaçen. Mesfushori i spikatur i kombëtares bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperiencave të suksesshme në Greqi. Drejtuesit dhe 28-vjeçari kanë nënshkruar kontratën njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës”, – shkruhet mes të tjerash në njoftimin zyrtar të klubit kryeqytetas.

Kace prezantohet me fanellen e Partizanit. Gazeta Si, 6 shtator 2021

Kaçe ka kluajtur në Greqi me PAOK-un, Anagenisi Epanomi, Panathinaikosin, AEL-in, Viktoria Plzen në Çeki dhe së fundi me Arisin po në Greqi. Futbollisti korçar ka luajtur edhe 25 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar 2 gola me të, ku veçohet ai me goditje dënimi ndaj Francës në miqësore.

Partizani ka zyrtarizuar edhe tre futbollistë të rinj afrikanë, të cilët do t’I shërbejnë për të ardhmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë