Vëmendja e Partizanit është e gjitha te ndeshja e kthimit Sfintul Georghe në Ligën e Konferencës, por drejtuesit e klubit të kuq nuk lënë pas dore as merkaton, pasi duhet një ekip sa më i kompletuar për sezonin e ri, aq më tepër që ka pasur shumë largime nga grupi i vjetshëm.
Afrimi i fundit i Partizanit është mbrojtësi Aleksandar Damçevski, një tjetër maqedonas, që ka edhe pasaportë franceze. “Partizani zyrtarizon marrëveshjen me Aleksandar Damçevskin. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit kryeqytetas. Damçevski ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur në disa kampionate, si Holandë, Qipro, Armeni, Hungari etj.
Më parë të kuqtë kanë afruar në skuadër edhe Gligorov, që luan në të djathtë të mbrojtjes. Damçevski është si një xhol në mbrojtje, pasi aktivizohet në qendër, por edhe në të majtë. Ai pritet të zërë vendin e Eneo Bitrit të larguar për në Kazakistan, duke përbërë dyshen e qendrës me Belicën.
Partizani gjatë merkatos së verës ka afruar në skuadër edhe dy mbrojtës të tjerë, Dejan Shehin nga Eljon Sotën. Po ashtu, të kuqtë kanë marrë edhe mesfushorët Emiljano Mustën dhe Herald Marku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje