Janë orët e fundit të merkatos në futbollin shqiptar. Javën e ardhshme nis kampionati i Superiores dhe skuadrat, veçanërisht ato që kanë pretendime për titull apo për Kupat e Europës, kanë nxitur të kompletojnë grupin me ndonjë blerje të fundit.
Mjaft aktivë kanë qenë drejtuesit e Partizanit. Pas rikthimit të Esat Malës, që është shpallur kampion me Partizanin pak sezone më parë, trajneri Ilir Daja ka siguruar edhe një mbrojtës të djathtë, Albion Markun, pjesë e Kombëtares U-21, që vjen nga Kroacia dhe që në Superiore ka veshur edhe fanellën e Laçit. Së fundi klubi i kuq ka nënshkruar edhe me një 18-vjeçar, Xhafer Hadon, duke treguar se po mendohet edhe për perspektivën.

Partizani është një nga skuadrat që ka pasur më shumë lëvizje gjatë merkatos së verës, ku nga skuadra e sezonit të fundit klanë mbetur pak titullarë. Të kuqtë kanë afruar më parë lojtarë si, Taulant Marku, Dajan Shehu, Eljon Sota dhe maqedonasit Gligorov dhe Damçevski. Problemi kryeson për trajnerin Daja është aktualisht dëmtimi i brazilianit Stenio Zhunior
Lëvizje në fundin e markatos kanë bërë edhe Vllaznia, Dinamo dhe Kukësi. Sulmuesi Sindrit Guri, që ndiqej nga disa klube në Superiore, ka vendosur të lërë Belgjikën dhe të luajë për Shkëndijën e Tetovës, ku edhe është prezantuar tashmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje