Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ishte në Tepelenë ku kërkoi votën e demokratëve për PD numrin 9 në fletën e votimit dhe jo për koalicionin Berisha- Meta.
Alibeaj kujtoi se si në vitin 2013 PS-ja erdhi në pushtet me votat e Ilir Metës.
Ai beri një radiografi të PD-së ndër vite, kur nuk la pa shigjetuar indirekt edhe Lulzim Bashën kur tha se pas 2013-ës PD-ja nuk u pastrua, (kohë kur partia filloi të drejtohej prej tij) por nuk e përfshiu në trekëndëshin e Bermudës siç dikur kishte qejf edhe Basha ta etiketonte treshen Berisha, Meta dhe Rama, si përgjegjësit kryesor të dështimit të politikës këto 32 vite
“Si erdhi (Rama)? Kjo është pyetja, si erdhi në 2013? Për dy arsye këtu kemi qenë. E para për shkak të keqqeverisjes tonë, për shkak të keqqeverisjes së PD dhe së dyti për shkak të një tradhtie, trafiku votash. Kjo ka ndodhur në 2013. Ai që ishte në atë kohë aleat i PD, Ilir Meta pas një 4 vjeçari ku shkaktoi shumë kosto për PD, që në 2009 në fakt kur ishte momenti që të merrte teposhtë dhe në 2011, skandalin e mbani mend dhe që vazhdoi në 2013 pastaj me tradhtinë hapur ndaj demokratëve. Është shumë e rëndësishme ajo që ka ndodhur në 2013. Është e rendësishme si një leksion politik që duhet ta kemi të gjithë ne. Edhe sot. Dhe pas 2013 çfarë ndodhi? Një bashkëpunim i hapur me Edi Ramën. Për reformën territoriale, për reformën në drejtësi, zvarritja për 4 vite dhe vijmë sot të bejme nje analizë dhe të pjesës sonë. Në 2013 ramë nga qeverisja për shkak të korrupsionit të PD duhet të jemi të sinqertë me njëri tjetrin, ta shohim njëri tjetrin në sy, ta bëjmë historine sic duhet sepse nësë arrijmë të kuptojmë se cila është arsyeja që në 2013 ramë nga qeverisja dhe nga 2013 e në vazhdim nuk ngritëm dot kokë…”, tha Alibeaj
Sipas tij, edhe pas 2013 kulti i individit në PD vazhdonte të ekzistonte.
“Po, ne nuk arritëm dot nga 2013 të ishim vërtet PD që dikur mendohej, partia e shpresës, partia e lirisë, partia e njerëzve intelektual, partia e biznesit, e rinisë që do të sillte atë që do të ishte shpresa, kthimi i syve nga perëndimi.
Dikur 33 vite më parë kështu ka qenë parë Partia Demokratike, por sot jo. Të paktën deri 2 vite me parë. Sepse nuk arritëm dot të benim pikërisht atë, spastrimin tonë. Një parti politike dhe profilet politike të forta, qofshin ato lider historik kanë lindjen rritjen dhe si cdo gjë tjetër në këtë botë dhe largimin për t’i lënë hapësirë të tjerëve, qarkullimit të elitave. Jo, e asfiksuar PD. Cili ishte shpërblimi? Që shqiptaret na mbeshtetën ne 2021, por jo mjaftueshëm sa për të zhbërë regjimin. Dhe ne duhet ta dimë. Një regjim sigurisht rrëzohet me votë, por një regjim nuk bën garë të ndershme, vjedh, shantazhon, bën presion, siç inxhinieri tha…”, tha ai
Tre, sipas tij, janë përgjegjësit kryesor të politikës aktuale.
“32 vite Shqipëria vuan o ke Rama, o ke Berisha, o ke Meta. Të tre këta kanë bërë së paku ng dy herë marrëveshje me njëri-tjetrin. 2008-ën Berisha-Rama, 2009-ën Berisha-Meta, 2013-ën Meta-Rama. E pra, ky është Trekëndëshi i Bermudës. U ofrojnë shqiptarëve vetëm 3 element. 3 fosile të politikës, 3 dinozaur të politikës. Dhe të tre këta janë në politikë që nga 1990-ta. Njëri madje është edhe prej shumë kohësh më parë, sepse ka qenë sekretar partie edhe në atë kohë. Por nga 1990-ta, janë që të tre në politikë. Rama është që nga 1998 në pushtet, se në politikë po. Por të jesh në pushtet që nga 98-ta, e sot në 2023-in, besoj që këtu ka një problem të madh. Ndaj, ajo që është sfida jonë, e Partisë Demokratike është: ore të nxjerrim një alternativë tjetër. Nuk janë vetëm këta të 3, të mykur, dinosaur…”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje