Politike

Pas 29 vitesh Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE me votë unanime, Hasani: Reformat në drejtësi po japin rezultat

Gazeta Si – Pas 29 vjetësh Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës për Çështjet e të Drejtave të Njeriut.

Me 52 vota pro, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka njohur reformat transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili shkruan në rrjetet sociale se angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.

Ministri thekson se po shihen rezultatet e shumëpritura të angazhimit të Shqipërisë ndaj standarteve të KiE.

“Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura”, shkruan ministri Hasani në rrjetin social “X”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë