Politike

Pas Ankarasë, Rama sot në Athinë. Takoi Dendias, drekon në shtëpinë e Mitsotakis

Pas përfundimit të vizitës dyditore në Turqi, Kryeministri Edi Rama ka zbritur në Greqi, ku fillimisht është takuar me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.  

LEXO EDHE:
12 miljet e Greqisë dhe tensioni me Turqinë, ecejaket e Ramës në Ankara dhe Athinë

Ka qenë vetë Dendias i cili ka publikuar foto nga takimi me kreun e qeverisë shqiptare, ndërsa shkruan se në fokus të bisedës janë marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë në BE si edhe zhvillimet në rajon.

Më herët, Rama komentoi përmes rrjetesh sociale:

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitsotakis ,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”.

Megjithatë, për shumë media në Greqi vizita e beftë e Ramës në Ankara dhe më pas ndalesa po e papritur në Athinë lidhet me çështjen e zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon, që nga ana e Turqisë kundërshtohet fort.

Rama duke zbritur nga avioni në sot në Athinë

Nga media të ndryshme u raportua gjithashtu se Rama do të sigurojë nga Greqia edhe vaksina falas kundër Covid-19.

Pas takimit, Rama ka drekuar me kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë