Lajme

Gjyqtari i lartë Edmond Islamaj del para KPA-së

Ka dalë sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, pas ankimimit të Komisionerit Publik për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtari Islamaj ishte vetë i pranishëm në seancë.

Më 7 qershor gjyqtari i Gjykatës së Lartë  u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në relacionin që Komisioneri Publik i dërgoi KPA-së më 12 korrik kur bëri ankimimin për Islamajn, thuhej se verifikimet për gjyqtarin Islamaj nuk ishintë plota.

“Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit”, thuhet ndër të tjera në argumentet që Komisioneri Publik ka dorëzuar në KPAmë 12 korrik. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë