Politike

Pas arrestimit të Tushes, Rama mbledh kryebashkiakët e vendit

Kryeministri Edi Rama mbledh kryebashkiakët e vendit në një takim që pason aksionin e SPAK-ut në Bashkinë e Lushnjes, ku në pranga përfundoi edhe kryebashkiaku, Fatos Tushe.

Mbledhja është thirrur në mesditë, ndërsa nga Kryeministria nuk japin më shumë detaje mbi temën e këtij takimi.

Aksioni i SPAK në Lushnje u ndërmor pas një serie përgjimesh, ku prokurorët e posaçëm thonë se është abuzuar me tenderat publikë dhe ish-kryebashkiakut Tushe, i shkarkuar nga Qeveria akuzohet për shpërdorim detyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë