Politike

Rama në Sofje për negociatat, Bullgaria: Mbështesim Shqipërinë por duhet dialog me Maqedoninë

Pasi ka përfunduar vizitën në Hungari ku takoi edhe kryeministrin Viktor Orban, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Sofje, ku është takuar me homologun bullgar Stefan Yanev.

Vizita e Ramës vjen ndërkohë që Bullgaria ka vënë veton ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut duke bllokuar për pasojë edhe negociatat me vendin tonë.

Kryeministri ka bërë thirrje nga Sofja për një zgjidhje mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut dhe u shpreh se ku ka dëshirë ka zgjidhje, dhe me  vullnet të mirë Maqedonia e Veriut e Bullgaria mund të tejkalojnë barrierat. Ai thotë se Shqipërinë asgjë nuk e ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare, por momentalisht po respekton Bullgarinë e Maqedoninë e Veriut.

Por në një konferencë për shtyp me homologun shqiptar, kryeministri i Bullgarisë Stefan Yanev tha se Sofja e mbështet Shqipërinë një integrimin e saj në BE. Sa i përket . Kurse për Maqednoni e Veriut tha se duhet të gjejnë një rrugë dialogu.

“Kam nderin tju informoj për bisedimet që zhvilluam me Ramën, diskutuam marrëdhëneiet dypalëshe mes dy vendeve. Marrëdhëniet po zhvillohen në një mënyrë mjaft të mirë. Mund të shërbejë sik shembull si mundt ë zhvillohen marrëdhëniet. Skemi ccështje të hapura që nevojiten diskutim serioz apo zgjidhje. Po punojmë zgjidhjet janë të qëndrueshme. Marrëdhëniet tona janë në interes të popujve të 2 vendeve. Rama tërhoqi vëmendje mbi pakicën bullgare në Shqipëri që gëzon prani të shkëlqyeshme dhe mund të shërbejë si ura më e mirë mes 2 popujve. Të demonstrojmë mundësinë për marrëdhënie më të mira mes 2 vendeve. Konstatuam ndjeshmëri në temë edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë. Të mos mendojmë se Bullgaria po bën dicka që po e pengon. Rruga evropiane si për Maqedoninë dhe Shqipërinë ne e mbështesim por pozita e parlamentit bullgar sa i përket Shkupit është e qarte. Kjo vërteton se cështjet tona të dyanshme mund të zgjidhen vetëm mes nesh. Ndërhyrja e jashtme nuk është e mirë. Si Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të gjejnë rrugënn e dialogut”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama tha se nuk është këtu për të mbajtur anë në lidhje me Bullgarinë apo Maqedoninë e Veriut, por tha se dy vendet, dy miqtë e Shqipërisë duhet të ulën të dialogojnë dhe ta zgjidhin këtë çështje me njëra-tjetrën. Rama tha se Shqipëria ndodhet në këtë mes në mënyrë të pavullnetshme, por që ndikon në integrimin e saj në BE.

“Do të thoja që është shumë e rëndësishm, absolutisht, për ne si Shqipëri ta shohim këtë çështje të zgjidhur. Është mjaft e ndjeshme këtu, edhe në vendin tonë vëlla të Maqedonisë së Veriut. Por ndërkohë jemi të përfshirë në këtë gjë në mënyrë të pavllnetshme, Shqipëria e Maqedonia po presin vendimin e Këshillit Europian për çeljen formalisht të negociatave. Siç janë gjërat, besoj fort se mes dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar dialogun për të zgjidhur bashkë, ka kaq shumë gjëra që i bëjnë të dyja vendet e dy popujt në Bullgari e Maqedoni, kaq popuj të afërt, për një të ardhme të përbashkët”, tha kryeministri.

Turi i vizitave të kryeministrit nisi me Rumaninë, ndërsa së fundmi Rama shkoi vizitoi edhe Turqinë. Fokus i takimeve të kryeministrit me liderët e tre vendeve është çështja e integrimit në BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë