Politike

Pas Kryemadhit, edhe Bardhi në SPAK për çështjen e inceneratorëve

Gazeta Si – Gazment Bardhi do të paraqitet në SPAK ditën e premte, në orën 10:00. Një ditë pas Monika Kryemadhit, e cila ishte sot në zyrat e SPAK-ut, është radha e Bardhit të paraqitet te ky institucion për çështjen e inceneratorëve.

Bardhi thirret nga SPAK në cilësinë e kallëzuesit të aferës së inceneratorëve në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ai do të japë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.

Pasi të dëshmojë në SPAK, Gazment Bardhi do të japë edhe një deklaratë për median.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë