Është fakt tashmë se Mesi nuk është më një futbollist i Barcelonës. Një largim i bujshëm, me argjentinasin që pritet të zyrtarizohet te PSG shumë shpejt, duke i dhënë fund një cikli të gjatë te katalanasit, me të cilët u bashkua që fëmijë.
“Pleshti” ishte vetë Barcelona, po të kemi parasysh vitet e tij me fanellën e kësaj skuadre. Mesi kishte qëndruar besnik gjithë kohë, por me largimin e tij dikush tjetër është aktualisht lojtari më besnik në Europë, një farë Mark Noble.

Noble është lojtari me më shumë vite me të njëjtën skuadër në Europë, në 5 kampionatet kryesore të saj. Ai luan me Uest Hemin prej 17 vitesh, përveçse është rritur në sektorin e të rinjve të klubi londinez, ku ka qëndruar 4 vjet. Pra, mesfushori anglez ka bërë deri tani një rrugëtim prej 21 vitesh dhe ka luajtur 500 ndeshje me fanellën e Uest Hemit.
Noble ka kaluar edhe Kielinin, i cili e ka nisur karrierën me Juventusin në 2005-ën, një vit pas anglezit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje