Futboll

Pas Majkëll Ngo, Tirana rikthen edhe Gentian Muçën në skuadër

Sezoni i fundit, ku Tirana dështoi dhe nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen në Kupat e Europës, më sa duket i ka bërë drejtuesit e saj të kuptojnë se kanë gabuar me disa vendime të marra në të kaluarën, sidomos pas titullit të sezonit 2019-2020.

Kjo shpjegon edhe rikthimin e elementëve të rëndësishëm të skuadrës së atij sezoni, siç është Gentian Muça. Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar sot rikthimin e mbrojtësit 34-vjeçar, që sezonin e fundit luajti në Kosovë me Prishtinën. Muça është një nga lojtarët më të dashur për tifozët e Tiranës dhe me përvojën e tij pritet t’i shërbejë skuadrës së drejtuar nga trajneri Orges Shehi.

“Gent Muça rikthehet në kryeqytet dhe pas takimit me presidencën arriti dakordësinë për të qenë sërish pjesë e skuadrës. Ish-zëvendëskapiteni aq i dashur për publikun dhe shokët e ekipit, vjen në familjen e tij dhe shprehet i lumtur që do të luajë sërish për fanellën më të bukur në botë”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Ngo takon trajnerin Shehi pas rikthimit te Tirana. Gazeta Si, 31 korrik 2021

Vetëm pak ditë më parë te Tirana u rikthye edhe sulmuesi anglez, Majkëll Ngo, i cili gjurmë me lojën dhe golat e tij gjatë sezonit të titullit. Përveç këtyre lojtarëve, Tirana ka afruar edhe Vesel Limajn, Redon Xhixhën dhe Enur Totren. Nga largimet mund të veçohen ato të Idriz Bathës dhe Kristi Vangjelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë