Pas bazës taktike ajrore të Kuçovës, Shqipëria kërkon që të ketë edhe një bazë detare të NATO-s dhe projekti është i ri dhe Edi Rama tha se e ka prezantuar gjatë samitit të aleancës në Madrid.
“Do të kthehemi në Bruksel për të vijuar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet, për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano, që përveç pjesës tregtare parashikohet të ketë edhe pjesën ushtarake”, tha Rama në një konferencë për mediat.
Kryeministri u shpreh se ndërtimi i bazës do të jetë një bashkëfinancim.
“NATO ka hyrë në një fazë të re të bashkëfinancimit edhe të projekteve të posaçme. Sa i përket portit, do të financojmë vetë pjesën tregtare. Kemi ftuar NATO të marrë pjesë në bashkëfinancimin e pjesës ushtarake. Do të ketë vlerë të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë dhe vetë NATO-n”, tha ai.
Në maj, Edi Rama ftoi NATO-n që të marrë bazën detare të Pashalimanit, në jug të vendit. Mbetet e paqartë nëse ftesa për në Durrës e përjashton Pashalimanin, apo Shqipëria shpreson që Aleanca të ketë dy baza detare në vendin tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje