Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim dy orësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Takimin kokë më kokë e ka konfirmuar vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Diplomatja amerikane pohoi se e kishte nxitur ministen Gjonaj të vazhdonte të njëjtin kurs të Reformës në Drejtësi.
Ky takim vjen pas akuzave dhe përplasjes së fortë që Etilda Gjonaj ka patur me Presidentin Ilir Meta.
Kreu i shtetit i ka kërkuar publikisht ministres Etilda Gjonaj të dorëhiqet, ndërkohë që e ka kallëzuar atë penalisht pranë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje