Politike

Pas reagimit të SPAK, replikon Rama: Për kampionët e korrupsionit nuk lëvize gishtin  

E shtuna e 7 majit është shoqëruar me replika mes kryeministrit Edi Rama dhe Strukturës së Posacme Antikorrupsion (SPAK).

Pas akuzave të Ramës drejtuar SPAK për gjyqtarin Ardian Dvorani, ka reaguar SPAK.

Përmes një reagimi thuajse të njëjtë drejtuar mediave,  SPAK konfirmoi zyrtarisht se ky institucion nuk ka asnjë çështje penale ndaj Dvoranit.

SPAK tha gjithashtu se më herët me kërkesë të tij, Gjykata e Posaçme pushoi një çështje ndaj gjyqtarit Dvorani.

Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Dvorani u kallëzua penalisht nga Presidenti Ilir Meta dhe mes tyre pati një përplasje që përfundoi në dyert e gjyqësorit.

 Pas muajsh të tërë hetime SPAK vendosi ta pushojë kallëzimin e Ilir Metës pasi nuk gjeti element të veprës penale

Pas reagimit të SPAK, Kryeministri Edi Rama replikoi përmes një postimi në Twitter.

“Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit, ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!

Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!”, shkruan Rama


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë