Një ditë pas shtyrjes së negociatave me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Shkupit, për të marrë pjesë në Forumin e Parë Ekonomik. Pjesë e këtij forumi do të jetë edhe Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Varhelyi do të jetë pjesë e takimit përmes një videomesazhi ku gjithashtu pjesë e diskutimit do të jenë edhe zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi.
Gjithashtu do të marrin pjesë ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, guvernatorja Anita Angellovska Bezhovska, ministrja e Financave të Shqipërisë, Anila Denaj, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Greqisë dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqës të institucioneve të tjera financiare si brenda dhe jashtë vendit.
Edhe qeveria shqiptare nuk ka dalë me asnjë agjendë apo deklaratë, ajo maqedonase thonë se qëllimi i Forumit Ekonomik në Shkup është një takim i nivelit të lartë i liderëve më të fuqishëm politikë lokalë dhe ndërkombëtarë si edhe afaristëve në prag të sfidave të vazhdueshme me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, por edhe rajoni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje