Situata e emergjencës që po përjeton e gjithë bota është vërtet shumë e rëndë, sidomos në Itali. Në këtë kohë të gjithë njerëzit kanë nevojë për inkurajim dhe një mesazh shprese vjen nga tifozët e Milanit. Ata kanë shpalosur një banderolë të madhe në ballkonet e pallatit, një banderolë e tipit “gjithçka do të shkojë mirë”, por e modifikuar në mënyrë ironike dhe shpresëdhënëse për të gjithë milanistët.
“Do të shkojë gjithçka mirë, sepse pas Stambollit vjen Athina”. Kjo është përmbajtja banderolës së shpalosur nga një tifoz i Milanit dhe që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Fotoja më pas është postuar edhe në faqen zyrtare të Milanit në Instagram. Historia në këtë sens është emblematike për të shpjeguar dhe kujtuar se pas një periudhe tmerrësisht negative, mund të ringrihesh dhe të arrish sukseset që ke synuar më parë.

Milani në vitin 2005 doli me “kocka të thyera” nga finalja e Champions League ndaj Liverpulit në Stamboll. Ishte një natë e tmerrshme dhe të shumtë ishin ata që donin ta linin skuadrën apo të mos luanin më futboll. Një pjesë e këtyre të fundit, si Pirlo, Gatuzo dhe Nesta, një vit më pas fituan Botërorin me Italinë. Kurse në vitin 2007, thuajse i gjithë grupi kuqezi, me në krye Paolo Maldinin dhe Karlo Ançelotin, mori “hak” me fitimin e Championsit në Athinë dhe pikërisht ndaj Liverpulit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje