Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anatoli Antonov, do të kthehet në Amerikë javën e ardhshme. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova.
“Ne supozojmë se ai do të kalojë javën tjetër duke punuar në Uashington”, – shpjegoi Zakharova. Vendimi pason takimin midis presidentëve Putin dhe Biden në samitin e Gjenevës.
Episodi që çoi në tërheqjen e ambasadorit rus – Moska kishte thirrur ambasadorin e saj për konsultime në 17 mars, për të analizuar marrëdhëniet dypalëshe ruso-amerikane dhe për të vlerësuar masat që do të merreshin pas disa deklaratave të bëra nga Joe Biden.
Në veçanti, kryeredaktori i “ABC News” në SHBA, George Stephanopolous, e kishte pyetur presidentin amerikan nëse ai mendonte se Vladimir Putin ishte një vrasës.
Dhe Biden u përgjigj: “Po, unë mendoj kështu” në lidhje me përdorimin e dyshuar të Moskës të armëve kimike dhe biologjike. Në veçanti, pretendimet ishin të lidhura me episode të helmimit me gaz nervor, si çështja “Skripal” dhe çështja “Navalny”.
Në lidhje me atë që ndodhi në atë kohë, Putini tha, pas takimit me Biden në Gjenevë, se presidenti i SHBA-ve, “i dha atij një shpjegim që unë e konsideroja të kënaqshëm”. Dhe ai shtoi: “Unë personalisht kam parë që Biden është një person me shumë përvojë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje