Politike

Pas takimit me Bashën, drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR në zyrën e Ramës

Drejtuesja e Misionit të OSBE-ODIHR Ursula Gacek zhvilloi një takim në selinë rozë me kreun e PS-së dhe kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të takimit janë zgjedhjet e 25 prillit, ku Gacek po njihet me qëndrimet e secilës palë.

Të hënën Gacek u takua me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.  

Ky i fundit në një prononcim për mediat të martën tha se zgjedhjet e 25 Prillit ishin masakër elektorale, ndërsa Rama përmes një postimi në Twitter nuk u fokusua tek akuzat e Bashës, por tek nevoja për bashkëpunim.

“Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur! Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, komentoi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë