Tërheqja dhe kaosi në Afganistan duket se ka bindur Europën të krijojë ushtrinë e saj.
Pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE -së , Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE -së për çështjet e jashtme, tha se kishte ardhur momenti për të krijuar një forcë trupash të përbashkët.
Sipas tij, tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani do të “katalizojë” BE -në për të krijuar forcën e saj të përhershme ushtarake.
Borrell tha se unioni po përballej tanimë pasojat e varësisë ushtarake nga SHBA-ja.
Qeveritë evropiane nuk arritën të bindin SHBA -në të vonojë tërheqjen e saj ushtarake nga aeroporti i Kabulit për të siguruar evakuimin e sigurt të shtetasve të saj dhe afganëve që kishin punuar me fuqitë perëndimore. Zyrtarët e BE -së kanë vënë në dukje se kërkoheshin vetëm 5,000 trupa për të siguruar aeroportin, por që evropianët nuk kishin qenë në gjendje të ofronin këtë nivel kontributi.
Borrell tha se pafuqia e BE gjatë krizës duhet të jetë një “thirrje zgjimi”. Ai është mbështetur nga presidenti i këshillit evropian, Charles Michel, dhe komisioneri i tregut të brendshëm të BE -së, Thierry Breton.

“Është e qartë se nevoja për krijimin e një force europiane nuk ka qenë kurrë kaq e qartë sa sot pas ngjarjeve në Afganistan,” tha Borrell. “Ka ngjarje që katalizojnë historinë. Ndonjëherë ndodh diçka që shtyn historinë, krijon një përparim dhe unë mendoj se ngjarjet në Afganistan të kësaj vere janë një nga këto raste. “
Mungesa e investimeve për mbrojtjen nga qeveritë e BE -së dhe shqetësimet se një ushtri europiane do të minonte NATO-n kanë qenë pengesat kryesore për krijimin e një krahu të bashkuar ushtarak europian.
Shpenzimet e përgjithshme të qeverive të 27 shteteve anëtare të BE -së për mbrojtjen në vitin 2019 ishin 1.2 % të PBB -së krahasuar me 3.4 % të PBB në SHBA.
Megjithatë, ideja e krijimit të ushtrisë europiane duket edhe më e vështirë pas daljes së Britanisë së Madhe, shpenzuesi më i madh i mbrojtjes brenda bllokut kur ajo ishte një shtet anëtar.
Shtetet anëtare të BE-së kanë propozuar prej kohësh zhvillimin e një force ndërhyrëse prej 5,000 trupash, e cila do të kishte kapacitetin logjistik për t’u vendosur në zonat e konfliktit.
“Vendet e BE duhet të zgjohen dhe të marrin përgjegjësitë e tyre,” tha Borrell .”Kjo nuk është një inciativë kundër NATO -s ose aleancës amerikane. Është një mënyrë për t’u bërë më të fortë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje