Politike

Pasdite mblidhet Këshilli Politik, Vasili: Ndryshimet kushtetuese s’mund të jenë në axhendë

Partia Demokratike nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen, por Petrit Vasili i ka paraprirë qëndrimit    sa kohë që mbledhja do të mbahet sipas axhendës së kërkuar nga opozita. Pra, nuk do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese, por për masat shtesë që i bashkëngjiten marrëveshjes së 5 Qershorit, që pritet të kalojë për miratim në Kuvend.

“Këshilli Politik nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon në mënyrë të njëanshme dhe konsensusi ka udhëhequr atë që nga fillimi i tij.

Mbledhjet e njëanshme si ajo e djeshmja janë thjesht një provokim në funksion të axhendës politike të kryeministrit, por që nuk ka qenë dhe as mund të jetë në axhendën e Këshillit Politik.

Diskutimi dhe miratimi përfundimtar në mbledhjen e Këshillit Politik  i drafteve të diskutuara por jo të miratuara, është detyrim. Dërgimi në Kuvend me logjikën e faktit të kryer të projektligjeve, që janë pjesë e pikës 11 të marrëveshjes së 5 qershorit, është thjesht një provokim që minon konsensusin dhe dialogun”, shkruan Vasili në email-in zyrtar dërguar Damian Gjiknurit.

Çdo bllokim i njëanshëm i Këshillit Politik, sipas tij, është përgjegjësi që bie vetëm mbi Partinë Socialiste.

“Vazhdimi i punës normale të Këshillit Politik është një detyrim ndaj qytetarëve për integrimin europian, partnerëve ndërkombëtarë, zgjedhjeve të lira”, shkruan ai.

Më herët, Damuian Gjknuri konfirmoi pjesëmarrjen në Këshill me të njëjtin përfaqësim si përherë, pra pa pjesëmarrjen e kryeministrit Rama.

“Permes emailit dërguar anëtarëve të Këshillit Politik, z.Gjiknuri ka konfirmuar mbledhjen ditën e sotme ora 17:00 të Këshillit Politik me rend dite miratimin edhe formalisht të dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë përtej projektligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor i cili kalon sot për votim në seance”- thanë burimet nga PS.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë