Sport

Pasku dhe Shuqja shpallen kampionë shahu për 2022-shin

Gazeta Si – Llambi Pasku për meshkuj dhe Klean Shuqja për femra janë kampionët e shahut për vitin 2022. Dy shahistët e Tiranës kanë zënë vendet e para në kampionatin individual për të rritur.

Kampionati i shahut zgjati një javë dhe sot shpalli fituesit e tij. Në ceremoninë e dhënies së trofeve ishin të pranishëm presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli, presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut Erald Dervishi dhe presidenti nderit të Federatës Shqiptare të Shahut, Eduard Shalsi.

Moment nga ndeshjet gjate aktivitetit. Gazeta Si, 25 qershor 2022

aTe meshkujt vendi i dytë i takoi Zino Veleshnjës, kurse vendi i tretë Franc Ashikut. Te femrat në vend të dytë doli Kler Çaku e Teutës, kurse në vend të tretë Eklea Omeri e Butrintit.

Gjatë kampionatit, ku kampionë dolën Pasku dhe Shuqja, është bërë edhe përzgjedhja për ekipin kombëtar të meshkujve dhe femrave, që do të marrë pjesë në Olimpiadën Botërore të Indisë. Aktiviteti do të zhvillohet nga data 27 korrik deri më 11 gusht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë