Partia Demokratike reagoi ndaj ngjarjes kryefjalë të dy ditëve të fundit që lidhet me grabitjen e banesës së Alda Klosit ish shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt.
“…Ai është episodi i një seriali të pafund vjedhjesh të përditshme nga Edi Rama dhe qeveria e tij, i denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike, në të cilën zyrtarët e lartë të qeverisë, me lejen e “baba Dovletit” të Surrelit, vjedhin çdo ditë shqiptarët dhe mbushin dyshekët e llogaritë e fshehta bankare.
Nga rruga “John Belushi” tek “Rruga e Kosovarëve”, në çdo cep të Shqipërisë, në çdo tender, projekt, VKM, aeroport dhe port, në çdo darkë te Nusreti apo shtëpi zyrtarësh, fshihet një akt korrupsioni dhe skemë vjedhjeje shihen pakot, baulet e eurove te vjedhura qytetarëve të këtij vendi.
Shqipëria është në pikën ku denoncimet e faktuara të opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia, e cila nuk e kryen punën e saj por, por ka si mision mbrojtjen e punëve të zeza të qeverisë…”, tha zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo.
Më tej, ajo shtoi: “Rozeta Dobi është vetëm incidenti që i hoqi kapakun pusetës së llumit të qeveritarëve e zyrtarëve të Edi Ramë, patronazhistëve të tij, qe vjedhin çdo minute, çdo ore, çdo dite dhe muaj të vitit, miliarda e miliarda euro nga taksat, tatimet, tenderat, prokurimet, doganat dhe pasuritë publike te qytetarëve.
Nga ana tjetër, Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën. Ajo është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje