Politike

Patozi: Foltorja e Berishës si lufta italo-greke

I gjithë aksioni i Berishës, për ish-nënkryetarin e PD-së, Astrit Patozi ngjason me një përpjekje të tij për të pronësuar PD-në. Për ta argumentuar, Patozi sjell një paralelizëm, që sa duket nuk i ngjason asnjë zhvillimi të brendshëm.

“Kjo lëvizja e Berishës për pronësinë e Partisë Demokratike ngjason shumë me luftën italo-greke në vitet 40-41 të shekullit të kaluar .

Kur Italia iu vërsul Greqisë për ta pushtuar, por ushtria e saj u thye keq dhe përleshja pastaj u zhvendos në Shqipëri. Dhe ata, që u nisën të marrin Athinën për dy javë, e panë veten shumë shpejt të pushtuar nga greku.

Sepse të gjithë idhtarët e Doktorit para gjashtë muajsh u nisën për të rrëzuar Ramën, kurse tani po kërkojnë të çlirohen nga “pengu” i tij Lulzim Basha.

Vetëm se Italinë atëherë e ndihmoi Gjermania si aleate e madhe ushtarake që të shpëtonte nga turpërimi. Kurse foltorja e Berishës i ka qartazi kundër superfuqitë”, komenton Patozi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë