Politike

Patozi: Ndërroni dyqanin e ballokumeve, nga Rama dhe Basha s’ka ndryshuar asgjë

Nga Elbasani, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi paralajmëroi ndryshimin pas 25 prillit.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Patozi tha se asgjë nuk ka ndryshuar nga dy partitë e mëdha, nisur nga incidenti në Elbasan.

“Por sot në Elbasan, vijoi ai, nuk ishte një ditë me diell, por një ditë gri. Gjë që tregon se vera vetëm festën ka sot, por duket se ajo do të vonohet pak. Ne shpresojmë shumë që ajo të vijë më 25 prill, por që kjo të ndodhë qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë duhet të ndërrojnë dyqanin e ballokumeve.

Sepse nuk mund të shkojnë tek të njëjtët shitës mashtrues, që i gënjejnë me produkte falso dhe ballokume të prishura, një herë në çdo dy vjet, sa herë ka zgjedhje në Shqipëri. Ndaj edhe ajo që presim është që ata të refuzojnë ofertat e rreme më 25 prill, por të përqafojnë ndryshimin”.

“Edhe sot në Elbasan ata e treguan se nuk kanë ndryshuar asgjë, pasi u zunë dhe u sherrosën me njëri-tjetrin, duke e bërë të qartë se është e vetmja gjë që dinë të bëjnë, madje edhe në ditë feste, kur politika normalisht duhet të ulë armët”, tha Patozi, pas një takimi me kandidatët për deputetë të Bindjes Demokratike për Qarkun e Elbasanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë