Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, komentoi shkurt zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, duke vënë në pah atë që dukej më shumë, opozitën e përcarë.
“Sot në parlament kishim vetëm një President dhe të paktën 5 opozita.
Një që ishte kundër, një që abstenoi dhe tjetra që votoi pro Bajram Begës.
Dhe pastaj dy më të mëdhatë të cilat nuk votuan fare, por njëra që mosvajtjen në parlament nuk pranoi ta quante bojkot, kurse tjetra që braktisjen e sallës e konsideroi mbrojtje të kushtetutës nga junta ushtarake.
Fuqi të madhe përçarëse paske pasur, o President i zgjedhur!”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje