Për fillimin e procesit të vaksinimit masiv ka reaguar edhe koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi. Ndryshe nga qëndrimi i disa zyrtarëve të opozitës, (edhe pse qëndrim zyrtar nuk ka) Patozi bën thirrje që njerëzit të marrin vaksinën kineze dhe atë ruse, por kur të shkojnë të votojnë të kenë parasysh një gjë; të votojnë për bindjen e tyre.
“Ata që ju thonë të mos vaksinoheni, se kjo përbën rrezik për jetën tuaj, në fakt ju konsiderojnë thjesht si vota.
Edhe të tjerët, që ju thonë se po të mos ishin ata, ju nuk do të vaksinoheshit kurrë, nuk ju duan si njerëz, por vetëm si votues më 25 prill.
Kurse ne ju kërkojmë të vaksinoheni, duke injoruar të parët dhe pa ua ditur për borxh të dytëve. Ndihmoni në fillim shëndetin dhe pastaj votoni për bindjen tuaj!”, shkruan Patozi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje