Futboll

Paulo Dibala humb Interin, Kieza dhe MekKeni qetësojnë Pirlon

Fitorja 3-1 ndaj Sasuolos ishte e rëndësishme për Juventusin sa i takon ngjitjes në renditje, por e rëndë nga pikëpamja e dëmtimeve. Pas përgjigjes së analizave ka dalë se dëmtimi i Paulo Dibalës është më i lehtë nga sa ishte parashikuar, por atij i duhen 15-20 ditë për ta kaluar atë. Argjentinasi ka dëmtuar ligamentin e gjurit të majtë dhe humb kështu disa ndeshje, mes tyre edhe sfidën e fundjavës me Interin.

Dëmtim më i lehtë është ai i MekKenit, i cili gjithashtu u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes me Sasuolon. Amerikani do të jetë gati në fundjavë për trajnerin Andrea Pirlo. Numerikisht, për përballjen me Interin do të ishte më i rëndësishëm rikuperimi i Dibalës, sepse në mesfushë Pirlo ka të gatshëm lojtarë si Ramsei, Bentankur, Artur dhe Rabiot, kurse sulmues të pastër ai ka vetëm Moratën dhe Ronaldon.

Kieza do jetë ndaj Interit. Gazeta Si, 11 janar 2021

Gjithçka në rregull për Kiezën, pas goditjes që ai mori gjatë ndeshjes së fundit nga Obiang. “Paulo Dibala iu nënshtrua analizave, që konstatuan një dëmtim të shkallës së ulët të ligamentit të gjurit. Nuk ka shqetësime serioze për MekKenin dhe Kiezën, gjendja e të cilëve do të vlerësohet gjatë ditëve”, – shkruhet në komunikatën zyrtare të Juventusit. Kuadrado dhe Aleks Sandro dolën pozitivë me Covid-19 pak ditë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë