Lajme

“Pavarësia”, ambasada e SHBA urim të veçantë për shqiptarët

Ambasada Amerikane në Tiranë ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar shqiptarët për 106-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, stafi ka shprehur mbresat gjatë punës së përditshme në Tiranë.

Përshtypjet e stafit të ambasadës janë nga më të ndryshmet, duke nisur nga virtytet e larta si mikpritja, ushqimi, bukuritë natyrore, respekti si dhe thjeshtësia e shqiptarëve.

 “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria. Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm. A i gjeni dot fjalët? Shkarkoni posterin me rezolucion të lartë këtu”, thuhet në postimin e urimit të ambasadës.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10156004904170838/?type=3&theater


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë