Senati francez miratoi planin e reformës së pensioneve të Presidentit Emmanuel Macron. Projekligji që parashikon rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç u miratua të shtunën në mbrëmje me 195 vota pro dhe 112 kundër.
Votimi nga Dhoma e Lartë e parlamentit francez u bë ndërsa për 7 ditë me radhë janë zhvilluar protestave mbarëkombëtare kundër këtij plani.
Protestat përfshinë punonjësit e rafinerive, transportin publik dhe shërbimeve komunale dhe synonin tërheqjen e qeverisë nga projekligji.
Qeveria thotë se ndryshimet janë të nevojshme për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit të pensioneve.
Projektligji pritet të shqyrtohet më 15 mars nga një komisioni i përbashkët i përfaqësuesve të Dhomës së Ulët dhe të Lartë të Parlamentit. Në të njëjtën ditë, në të gjithë vendin janë planfikuar greva dhe protesta të tjera.
Nëse komisioni bie dakord për tekstin, votimi përfundimtar në të dyja dhomat mund të bëhet të enjten.
Nëse qeveria vlerëson se nuk ka vota të mjaftueshme në Dhomën e Ulët, ku për të arritur shumicën, partisë së Presidentit Macronit i duhen votat e aleatëve, ekziston edhe mundësia që ndryshimi të realizohet pa votim në parlament.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje