Partia Demokratike thotë se 7-vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës u kanë shkaktuar xhepave të shqiptarëve një dëm kolosal prej 12 miliardë eurosh.
“Borxhi publik u rrit me 2.3 miliardë euro. U morën nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë 2.1 miliardë euro më shumë vetëm si pasojë e rritjes se taksave dhe tatimeve. U firmosën dhe po paguhen në kurrizin tonë 1.9 miliardë euro PPP për një grusht miqsh. U shpërdoruan, u keqadministruan dhe u vodhën 6 miliardë euro, sipas KLSH-së”, deklaroi Dorian Teliti nga Selia Blu.
Teliti tha se kjo është arsyeja se përse Qeveria del sot në kohë krize dhe u thotë qytetarëve që nuk ka para, në një kohë, që sipas opozitës, biznesi dhe ekonomia e vendit po falimenton duke humbur vende pune me shpejtësi çdo ditë.
“Shteti duhet ofrojë mbështetje urgjente pasi çdo ditë të paktën 1500 persona humbasin punën e qindra-mijëra familje janë në kufijtë e mbijetesës. Qytetarët kërkojnë mbështjetje përmes parave që po ata mbushin arkën e shtetit përmes taksave që paguajnë çdo muaj. Shqiptarët i kërkojnë qeverisë që t’i kthejë detyrimin që ka ndaj tyre në këto kohë të vështira, ku me urdhër të Qeverisë ata po humbasin çdo gjë”, thotë PD.
Opozita akuzon Qeverinë se ka braktisur qytetarët dhe për të ndalur falimentin ekonomik dhe varfërinë që përhapet me shpejtësi kërkohet veprim dhe jo propagandë. “Ajo nuk ngop stomakun e uritur të shqiptarë”, mbylli deklaratën e tij, Dorian Teliti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje