Sekretari i Organizimit në PD, Klevis Balliu, deklaroi nga një podium i improvizuar jashtë selisë blu se, “80 mijë euro çdo ditë shkojnë për dy persona në kërkim, Klodian Zoto e Stella Gugallja, për inceneratorët, që nuk djegin asnjë mbeturinë”
“80 mijë euro në ditë do të thotë 2.4 milion euro në muaj apo 28.8 milion euro në vit.
Me një shumë të tillë do duhet të bëheshin shumë punë publike në Tiranë. Më e pakta, meqë janë para që shkojnë për mbledhjen e mbeturianve dhe djegien e tyre, do të kishim një qytet të pastër. Por jo.
Nuk them unë JO, thonë këto pamje”, tha Balliu duke treguar një pirg me plehra në njësinë numër 8 të Tiranës.
“Ja ku hidhen dhe bëhen komposto helmuese mbeturinat e kësaj lagjeje, ndërkohë që Zoto e Gugullja marrin 28.8 milion euro në vit.
Siç e bëjmë çdo ditë, prej dy javësh, nga foltorja e Partisë Demokratike, edhe sot do bëjme pesë pyetje për inceneratorët:
-Meqë 28 milion euro, siç duket nga pamjet, nuk shkojnë për djegien e mbeturinave të banorëve të kryeqytetit, ku përfundojnë ato?
-A kemi të drejtë të themi se, nëse me një shumë të caktuar të parave publike nuk bëhen punë publike, ato vidhen?
-Nëse vidhen, a kemi të drejtë të dyshojmë se, ato ndahen mes atyre në llogaritë e të cilëve këto para kalojnë dhe atyre që i lejojnë këto disbursime?
-Këto plehra që shihni pas nesh, a mendoni se dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, sidomos në një stinë të nxehtë si kjo? Pse nuk vjen Incenerjoni i Bashkisë këtu dhe të japë llogari, por shet dëngla propogandistike Facebook më Facebook?
-Dhe, e fundit, çfarë pret SPAK që nuk bllokon produktet e krimit? Nga kush ka frikë? Pse?
Këta banorë të Tiranës këtu me mua paguajnë taksat që të kenë ujë dhe mjedis të pastër. Siç e shihni nuk i kanë, as njërën as tjetrën.
Për një arsye të thjeshtë: Paraja publike, që u takon këtyre dhe të gjithëve ju, përfundon në duar hajdutësh serialë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje