Politike

PD: AntiKÇK-ja e Ramës, njësoj sikur hiena të hajë bar

Partia Demokratike ka reaguar përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj pas miratimit nga ana e Qeverisë të paketës antiKÇK dhe ligjit special kundër krimit të organizuar.

Gazment Bardhi ironizoi në rrjetet sociale.

“Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane”, thotë ai.

Sipas Bardhit, nisma është një shpikje e Edi Ramës për të mbuluar një hall tjetër.

“Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar”, vijoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë